Sondazh në Mal të Zi: 42.8% deklarohen malazezë, 32.8% serbë, 8.7% boshnjakë, 4.9% shqiptarë
Një sondazh i publikuar nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) në Podgoricë rreth deklarimit qytetar për regjistrim të popullsisë ka nxjerrur disa shifra tejet indikative.
48.2 përqind janë deklaruar malazezë, 32.8% serbë, 8.7% boshnjakë dhe 4.9 përqind shqiptarë. Ky sondazh është realizuar me një mostër prej 1 mijë e 3 respondentëve, njoftoi gazeta e Pogoricës "Vijesti".
Sipas të njëjtit sondazh, 46.7 për qind e qytetarëve flasin serbisht, 36.4 për qind gjuhën malazeze, 5.3 për qind boshnjak.