Sokol Havolli jep dorëheqje nga Banka Qendrore - NACIONALE

Sokol Havolli jep dorëheqje nga Banka Qendrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Guvernatori i BQK-së, Fehmeti Mehmeti.

“Po është fakt. Letrën ende nuk e kam lexuar, por është e protokolluar. Nuk po i di ende arsyet, pasi pata takim me Bankën Botërore”, ka thënë Mehmeti për Nacionalen.

Problemet në BQK kishin nisur muaj më parë. Pikërisht guvernatori Mehmeti i ishte drejtuar me letër vendeve të QUINT-it se po i kërkohet shkarkimi i Havollit.

“Pothuajse në baza ditore unë jam nën presion politik që ta shkarkoj zëvendësguvernatorin z. Sokol Havolli, edhe pse nuk ka arsye objektive për ta bërë një gjë të tillë dhe përkundër sigurisë së garantuar me ligj të mandatit të tij. Përveç performancës së tij të shkëlqyer në BQK, z. Havolli është edhe dëshmitar kyç në procesin e arbitrazhit ndërmjet Kosovës dhe Iute Credit Europe. Si i tillë, sulmi personal ndaj z. Havolli e rrezikon shumë këtë proces arbitrazhi që pritet të përfundojë në shkurt të vitit 2023”, kishte shkruar Mehmeti.

Lajme të ngjashme