Sogojeva-Dermaku: Për tre muaj AIP ka pranuar 207 ankesa
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka treguar se ky institucion ka pranuar 207 ankesa gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Ai ka bërë me dije që një numër rreth 180 ankesave veç kanë qenë të bartura nga viti paraprak.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka treguar për sfidat e kësaj agjencie.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi për (tre mujorin e parë) vitin 2026 ka pranuar 207 ankesa. Për ta kemi parasysh që një numër rreth 180 ankesave veç kanë qenë të bartura nga viti paraprak. Dhe në kuadër të trajtimit, ne për këto 207 ankesa që i kemi pranuar për këto tre muaj, 63 janë mbyllur dhe janë mbyllur 131 ankesa të vitit të kaluar, që në total ka arritur numri prej 194 ankesave të mbyllura në sektorin e qasjes në dokumente publike. Kemi 142 ankesa të tjera të cilat janë në proces, kemi vendime përfundimtare 63 dhe vendime aprovuese 7. Vendimet aprovuese janë vendime të cilat thjesht e detyrojnë institucionin për ofrimin e qasjes”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Në bazë të statistikave, Agjencia mbetet me trendin e njëjtë të ofrimit të qasjes për qytetarët, pra marrjen e informacionit pa pasur nevojë të shqiptimit të gjobave, ende nuk kemi shqiptuar asnjë gjobë këtë vit në qasjen në dokumente publike, çka do të thotë që të gjitha ankesat që janë trajtuar është ofruar qasja nga ana e institucioneve publike”, është shprehur ajo.