S'ndalet Prishtina, prezanton edhe Butrint Bulliqin - NACIONALE

S'ndalet Prishtina, prezanton edhe Butrint Bulliqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka kompletuar edhe transferimin e portierit Butrint Bulliqi.

"Gardiani" ka nënshkruar kontratë trevjeçare, derisa së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit.

Postimi i plotë i klubit ‘bardhëkalter’:

𝑴𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒆𝒗𝒋𝒆𝒏 𝑩𝒖𝒕𝒓𝒊𝒏𝒕 𝑩𝒖𝒍𝒍𝒊𝒒𝒊!

“Gardiani” Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i FC Prishtinës.

Bulliqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës.

Butrinti është 19-vjeçar dhe vjen si përforcim nga skuadra e Flamurtarit.

Shtatlarti është zhvilluar si lojtar te Kosova e Prishtinës derisa më pas ka luajtur edhe 2 Korrikun (grupmoshat e reja).

“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.

Ai shprehet i entuziazmuar pasi që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.

𝐄𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 - Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i'u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës.

𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐫𝐨𝐟𝐞 - Synimet me Prishtinën janë titulli kampion. Ky do të jetë vit i kthesës së madhe për klubin tim të zemrës.

𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 - Me angazhim dhe punë, besoj se do të arrijë të fitoj vend në përbërjen bazë.

𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐮𝐦𝐢𝐧 - Prishtinës dhe “Plisave” ju premtoj maksimumin. Ngjyrat “bardhekaltër” të motivojnë vetvetiu. Dua t'i citoj vargjet e “Plisave”: Lufta jonë kurrë nuk ndalet.