Smajljal: Akademia e Shkencave do të duhej të dilte me analizë për propozimin franko-gjerman - NACIONALE

Smajljal: Akademia e Shkencave do të duhej të dilte me analizë për propozimin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Avdi Smajljaj mendon se Akademia e Shkencave dhe institucionet tjera studiuese do të duhet të dilnin me rekomandime dhe analiza për rekomandimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Akademia e shkencave dhe institucionet tjera relevante studiuese, sipas statutit, misionit e vizionit që kanë, do të duhej të dilnin me analizë dhe rekomandime për propozimin franko-gjerman, cilat janë mangësitë e përparësitë”, ka shkruar Smajljal përmes një stausi në llogarinë e tij në Facebook.

Smaajljal thotë se do të duhet të dilej me propozime të cilat e mbrojnë më së miri interesin e Kosovës.

“Nëse nuk kemi kapacitete për të lidhur arsimin me ekonomi e industri, fakultete juridike e të fushave relevante studimi ka gjithandej, të cilat do të duhej mbështesin politikën e institucionet vendimmarrëse me studime e analiza’, ka shkruar Smajljal.

Lajme të ngjashme