Smajljaj: Testimi i mësimdhënëseve duhet të filloj nga kryetari i AShAK-ut - NACIONALE

Smajljaj: Testimi i mësimdhënëseve duhet të filloj nga kryetari i AShAK-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Avdi Smajljaj ka komentuar propozimet për testim e të gjithë mësimdhënëseve në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky proces duhet të nis prej kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas tij, të gjithë mësimdhënësit në Kosovë duhet të testohen.

Testimi duhet të filloj prej kryetarit të Akademisë së shkencave, anëtarëve të saj, e tutje poshtë për mësimdhënësit në të gjitha nivelet, univesitar, shkollor, deri te foshnjoret. Testimi i folur e i përfolur, jo mirë i definuar as si qëllim, as si objektiv, as si mënyrë e bërjes së tij, si retorikë është shëndërruar në mjet presioni e rezistence. Pse duhet bërë testimin e mësimdhënësvë në shkolla, e jo në nivele tjera? Pse duhet të testohen mësimdhënësit në shkolla, e mos të testohen mësuesit e tyre në universitete? Pse mësimdhënësit në shkolla duhet të dinë, e ata në universitete e akademikët bën edhe të mos dinë?”, ka shkruar Smajlja.

Lajme të ngjashme