Smajljaj tallet me Manxhukën e VV-së: Llogaritni edhe numrin e shkumsave, i bie 4000 për qind rritje
Avdi Smajljaj, analist dhe profesor, ka shkruar një status, në të cilin ka ironizuar me një deklaratë të Arlind Manxhukës, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili shkroi për investimet në arsim.
Smajljaj ka ironizuar në lidhje me permendjen e numrit të shkollave të ndërtuar, që sipas zëdhënësit të VV-së ka një rritje prej 850 për qind.
Smjaljaj ka shkruar se nëse llogariten edhe shkumësat e dërguara në katër çerdhet e ndërtuara, atëherë del rritje prej 4000 për qind.
“Një sygjerim për zëdhënësin e partisë në pushtet, kur t'ua paraqitni qytetarëve punën që keni bërë në arsim me përqindje, sikurse ndërtimi i 4 qerdheve për 3 vite si 850% më shumë punë, mund të llogaritni edhe numrin e shkumsave që ka qenë 0 aty ku nuk kishte qerdhe fare e tani janë 4 të reja.
Nëse tani në 4 qerdhe ka 4 mijë shkumsa, i bie që rritja e punës në arsim është 4000% (katër mijë përqind). Ky duket te qytetarêt sikur investim i madh.” – shkroi ai.