Smajljaj, tallet me Auditorin e Përgjithshëm: Përmirësojmë raporte sipas porosisë - NACIONALE

Smajljaj, tallet me Auditorin e Përgjithshëm: Përmirësojmë raporte sipas porosisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me institucionin e Auditorit të Përgjithshëm, i cili dje e ka ndryshuar raportin zyrtar për shpenzimet vjetore me karburante të institucioneve shtetërore.

Ai ka ironizuar me veprimin e këtij institucioni, duke vlerësuar se institucioni në fjalë do të dal me oferta për ndryshim të raporteve.

“Përmirësojmë raporte sipas porosisë. Me ne raporti i përmirësuar iu vjen te dera. Shpejtë, sigurtë dhe besueshëm. Deri në 70% zbritjen për Black Friday. Institucioni i Auditorit të shtetit”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme