Smajljaj: Shërbimet e kujdesit shëndetësor asnjëherë s`kanë qenë më keq
Profesori universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se shërbimet e kujdesit shëndetësor asnjëherë nuk kanë qenë më keq se sot.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shërbimet që marrin qytetarët në sektorin publik janë nën minimum dhe nuk mbulojnë as shërbimet bazike elementare.
“Qasja në shërbime shëndetësore është e drejtë e njeriut e garantuar me deklaratën universale të drejtave të njeriut. Shërbimet e kujdesit shëndetësor kanë qenë vazhdimisht keq, por asnjëherë më keq se sot. Shërbimet që marrin qytetarët në sektorin publik janë nën minimum dhe nuk mbulojnë as shërbimet bazike elementare. 'Alternativa' e vetme mbeten shërbimet në sektorin privat që mund ti marr vetëm kush ka lekë. Edhe më e rëndë bëhet gjendja, kur sektori privat nuk mbikëqyret nga shteti, dhe qytetarët janë nën 'rahmetin' e klinikave private”, ka shkruar ai.
Sipas tij, në vende perëndimore shërbimet private shëndetësore mbikëqyren nga shteti.
“Në shumicën e vendeve në botë ka shërbime private në kujdesin shêndetësorë, por dallimi nga ne është se, atje shteti mbikêqyrë ato, dhe nuk i lë qytetarët nën mëshirën e tyre. Shteti jonë nuk mund të kryej punên e vetë, sepse ka punë më të përgjegjshme për të bërë. U lexon pacientëve nga filozofia e historisë së Hegelit. Ata që duhet ngritur në opinion publik këto çështje e duhet marrur masa, siç duket kanë lekë dhe shkojnë në vendet fqinje marrin shërbimet shëndetësore. Elitat e partive politike i shohin qytetarët si vota, dhe kanë lekë, paguhen shumë nga qytetarët, për të marr shërbimet mjekësore ata dhe familjet e tyre jashtë vendit”, ka shkruar ai.