Smajljaj për profestën kundër Asociacionit: Si nuk e pamë një protestë të studentëve për cilësinë në arsim - NACIONALE

Smajljaj për profestën kundër Asociacionit: Si nuk e pamë një protestë të studentëve për cilësinë në arsim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhur me protestën e studentëve përkrahësve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, profesori Avdi Smajljaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se si është e mundur që ende nuk u pa një protestë për cilësinë në arsim.

Smajljaj ka vazhduar duke thënë se “Si nuk e pamë një protestë studentësh kundër korrupcionit, nepotizmit, klientelizmit, protestë studentësh për drejtësi, liri, transparencë, llogaridhënie, barazi në mundësi, për cilësi të produkteve që konsumojmë, mjedis, etj.”

Më shumë sfond: Ka përfunduar protesta e përkrahësve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndonëse protestohej që ky asociacion të mos formohej në Kosovë, protestuesit kanë shpërfillur të gjitha simbolet e Republikës së Kosovës..

Ata kanë mbajtur në duar parullat: “Bashkë kundër Asociacionit, “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.

Protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është organizuar nga një numër studentësh që besohet të jenë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme