Smajljaj për Fondin Sovran: Si do të menaxhohet ndalja e përdorimit të ndërmarrjeve nga partitë politike?
Profesori Avdi Smajljaj, ka thënë se me Fondi Sovran do të rritet roli i shtetit në ekonomi.
Mirëpo, ai ka edhe disa pyetje sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve me anë të këtij fondi.
Ai ka thënë se privatizimi mund të largojë duart e partive politike nga ndërmarrjet publike.
Shkrimi i tij:
Me Fondin Sovran do të rritet roli i shtetit në ekonomi, respektivisht në pronësinë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve.
Ndër shumë pikëpyetje tjera:
Si do të menaxhohet ndalja e eksploatimit e përdorimit të këtyre ndërmarrjeve nga partitë politike, në një vend institucionet e të cilit nga paaftësia për të bërë këtë kanë kërkuar ndihmën e një ambasade të një vendi tjetër, e cila që kohë monitoron procesin e rekrutimit, dhe nuk ia ka dalur t'i ndaloj këto veprime favorizuese korruptive të militantëve, familjarëve, klientëve, etj..?
Me rritjen e rolit të shtetit në ekonomi, përmes fondit sovran, ndoshta do të duhej kërkuar edhe ndihmën e më shumë ambasadave për të monitoruar procesin e rekrutimit, dhe prapë mund të mos ia dalin.
Privatizimi përnime mund t'i largojë ndërmarrjet nga duart e partive tona dhe mund të zhvillojë ekonominë.
