Smajljaj, Osmanit: Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e juaja, jo e Borrellit - NACIONALE

Smajljaj, Osmanit: Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e juaja, jo e Borrellit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka reaguar pas ankesave të presidentes Vjosa Osmani, se Serbia nuk po i respekton dakordimet e Ohrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani duhet ta di që mbrojtja e Kushtetutës së Kosovë është detyrë e saj.

Sipas saj, zyrtarët e BE-së nuk mund të japin llogari para qytetarëve të Kosovës.

Rikujtojani Presidentes ju që jeni lartë atje, se mbrojtja e kushtetutës, shtetit, sovranitetit, integritetit territorial, interesit të shtetit, nuk është detyrë e z.Borrell, e as e z.Lajçak. z.Borrell e z. Lajcak, as nuk kanë marrur votën e qytetarëve e as nuk paguhet nga qytetarët tonë. Ne nuk mund t'u kërkojmë llogari politike e kushtetuese nga ata”, ka shkruar ai.

Smajlja ka bërë me dije se Osmani është përgjegjëse për çdo shkelje të Kushtetutës.

Është obligimi i juaji eksplicit, kushtetues, ligjor, politik, njerëzor. Në shkeljet e kushtetutës, sovranitetit, e shtetësisë, me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ju para të gjithëve, me kushtetutë, jeni përgjegjëse”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme