Smajljaj: Ky popull ka dhënë luftëtarë të mëdhenj, por jo edhe politikanë
Analisti politik Avdi Smajljaj ka thënë se populli i Kosovës ka dhënë shumë luftëtarë të mëdhenj, por jo politikan.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova nuk ka thënë politikanë që dinë të udhëheqin e të bëjnë politika të duhura.
“Ky popull ka dhënë luftëtarë të mëdhenj, por jo edhe politikanë. Politikanë, është fjala për ata/ato që dinë të udhëheqin e bëjnë politika, kanë vizion, mbrojnë interesat e publikut, e kanë zhvilluar dhe zhvillojnë vendin. Jo për ata/ato që kanë shkathësi për të triumfuar ndaj njëri tjetrit në garën për të fituar dhe qëndruar sa më gjatë në karrige. Për keqardhje!”, ka shkruar Smajljaj.