Smajljaj ironizon: Ministrja e Arsimit ka punuar shumë, andaj është përfshirë në listë
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me përfshirjen në listë të ministres Arbërie Nagavci.
Ai ka thënë se madje, ajo mund të bëhet sërish ministre.
Postimi:
Ministrja e arsimit, ka bërë shumë për arsimin, andaj është shpërblyer me përfshirjen prapë në listë.
Nëse VV fiton prapë, do të jetë prapë ministre e arsimit.
Ndoshta në mandatin tjetër punon, maron edhe naj qerdhe.
Për fëmijët tonë nuk janë shumë me i humb 4 vite duke pritur reforma në shkolla e në arsim. Reforma që nuk u bënë kurrë.
Çka janë 4 vite me ia humb një shoqërie për marakli të pushtetit?!