Smajljaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Korrupsioni te ne është normalizuar - NACIONALE

Smajljaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Korrupsioni te ne është normalizuar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar së nën Qeverinë Kurti korrupsioni në Kosovë është normalizuar.

Ai ka bërë me dije se pushteti aktual këtë fenomen negativ e ka bërë vlerë pozitive.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka ironizuar me sjelljen e kësaj qeveria ndaj korrupsionit, duke theksuar se “dita e korrupsionit të futet në kalendarin e festave piblike”.

“Në javën e korrupsionit. Meqë korrupsioni te ne është normalizuar e bërë vlerë pozitive me të cilën krenohemi e marrim edhe vota, në këtë javë do të ishte mirë të mbahen aktivitete të ndryshme festive për korrupsionin, si: - Dita e korrupsionit të futet në kalendarin e festave piblike. - Të mbahen leksione të hapura ku flitet për dobitë dhe të mirat që ka dhe që sjell korrupsioni. - Në orën e parë nëpër shkolla t'u flitet nxënësve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e korrupsionit, zhvillimin dhe të ardhmën e korrupsionit te ne. - Në shkolla të shtohet lënda Teknikat dhe Taktikat e Korrupsionit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme