Smajljaj, Bajqinovcit: Reagon vetëm për vota
Politologu Avdi Smajljaj ka kritikuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili e ka kritikuar Komunën e Prishtinës për gjendjen jo të mirë të nënkalimin në “Veternik”.
Smajljaj ka bërë me dije se deputeti i partisë në pushtet nuk reagon për gjendjen e njëjtë që është rruga Prishtinë-Mitrovicë në nënkalime plot me ujë e gjallesa të ndryshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se Bajqinovci reagon vetëm për vota.
“Këso gjendje të keqe përjetojnë qytetarët në rrugën Prishtinë-Mitrovicë në nënkalime plot me ujë e gjallesa të ndryshme. Qytetarët detyrohen me kalu rrigën mbi pengesa me hekura, duke rreziku jetën e tyre qe sa vite çdo ditë. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së infrastrukturës, që kurrë nuk kanë ardhur as me pa gjendjen, e lere më me bë zgjidhje. Por, deputetit nuk i intereson kjo, sepse ministri e zv.ministri i infrastrukturës vjen nga e njejta parti. Deputeti reagon në Prishtinë për vota”, ka shkruar Smajljaj.