Smajljaj: Atyre që plaçkitin pasurinë e taksat e qytetarëve mos iu mjaftofshin për ilaçe
Profesori Avdi Smajljaj ka reaguar pasi që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, fitoi grant 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.
Smajljaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atyre që plaçkitin pasurinë e taksave të qytetarëve të një vendi të varfër, mos iu mjaftofshin për ilaçe.
“Atyre që plaçkitin pasurinë e taksat e qytetarëve të një vendi të varfër i krijiar me shumë gjak e sakrificë siç jemi ne, atyre personalisht si individ për vetveten e tyre mos iu mjaftofshin për ilaçe.” – ka shkruar ai.