Smajljaj: Akademikët e sotëm i kemi parë dje nëpër qeveri e kuvende - NACIONALE

Smajljaj: Akademikët e sotëm i kemi parë dje nëpër qeveri e kuvende

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar debatin e akademikëve rreth analizës së kryeakademikut Mehmet Kraja.

Ai ka thënë se njerëzit që i shohim sot në akademi, më herët kanë qenë zyrtarë të partive politike nëpër qeveri dhe kuvend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një titull që ta fal partia dihet se çfarë vlere ka.

Nga njerëzit që pamë mbrëmë në ASHAK nga pamjet në TV, nuk dallonin nga njerëzit e qeverive e kuvendeve. Po ata njerëz i kemi parë dje nëpër qeveri e kuvende. Një titull që ta fal partia ose e blenë, dihet se çfarë vlere ka, e sidomos kur këtë e bëjnë partitë tona çfarë i kemi. Një shoqëri që shet e fal tituj e poste që do duhej fituar me meritë, i ka larë duart”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme