Smajljaj për vrasjen e 18-vjeçarit: Çka po e ushqen e po e zhvillon këtë prirje për dashurinë ndaj dhunës? - NACIONALE

Smajljaj për vrasjen e 18-vjeçarit: Çka po e ushqen e po e zhvillon këtë prirje për dashurinë ndaj dhunës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Avdi Smajljaj, ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevës, duke thënë se është shqetësuese rritja e rasteve të sjelljes agresive.

Smajljaj ka thënë se prirja për dhunë është dështim i sistemit të arsimit, politikës, partive e i të gjithve.

Çka po e ushqen e po e zhvillon këtë prirje për dashurinë ndaj dhunës, ndaj përdorimit të forcës si mjet i pranueshëm në marrëdhëniet me të tjetrin?” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Është shumë shqetësuese rritja e rasteve të sjelljes agresive dhe e vlerësimit të dhunës e përdorimit të forcës si vlera të pranueshme në shoqërinë tonë.

Nga kjo çoroditje e dalldisje në të gjitha nivelet e shoqërisë, e në të gjitha institucionet?

Çka po e ushqen e po e zhvillon këtë prirje për dashurinë ndaj dhunës, ndaj përdorimit të forcës si mjet i pranueshëm në marrëdhëniet me të tjetrin?

Kjo prirje për dhunë është dështim i sistemit të arsimit, politikës, partive, shoqërisë civile, mediave, institucioneve fetare, e i të gjithëve.

Shoqëria jonë do të duhej të mësonte nga shoqëritë që kanë punuar shumë për t'u zhvilluar në shoqëri ku dhuna e përdorimi i forcës konsiderohen të papranueshme.

Lajme të ngjashme