Smajlaj: Performanca e mësimdhënësve produkt i pushtetit, s’përmirësohet pa u përmirësuar politika - NACIONALE

Smajlaj: Performanca e mësimdhënësve produkt i pushtetit, s’përmirësohet pa u përmirësuar politika

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajlaj ka thënë se përformancave e mësimdhënësve, nga e shkëlqyeshme në më të dobtën, është produkt i pushtetit e politikës.

Smajlaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në politika vlerëson përformancën e mësimdhënësve, atëherë kjo tregon edhe përformancën e dobët të politikës, në nivel qëndror e lokal.

“Nuk mund të përmirësohen produktet e politikave (ndër të tjera, cilësia në arsim), pa u përmirësuar politika, që të përmirësojë politikat”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Smajlajt:

Arsimi është keq, sepse politika është keq, e politikat janë të këqija.

Performanca e mësimdhënësve, çfarëdo qoftë ajo, nga e shkëlqyeshme në shumë të dobët, dhe të gjitha nivelet tjera të vlerësimit në mes, në të gjitha nivelet e arsimit, nga qerdhet deri te akademia, e të gjitha në mes, është produkt i politikave të pushtetit e politikës, qeverisë, kuvendit, e nivelit komunal.

Nëse politika vlerëson performancën e mësimdhënësve, që është produkt i politikave të saj, si të dobët, atëherë ky vlerësim tregon performancën e dobët të politikës nga niveli qendror në atë lokal.

Nuk mund të përmirësohen produktet e politikave (ndër të tjera, cilësia në arsim), pa u përmirësuar politika, që të përmirësojë politikat.

Arsimi është keq, sepse politika është keq, e politikat janë të këqija. Performanca e mësimdhënësve, çfarëdo qoftë...

Posted by Avdi F. Smajljaj on Thursday, September 29, 2022

Lajme të ngjashme