Smajlaj: Masakra e Reçakut na rikujton shenjtërinë e lirisë
Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
“Masakra e Reçakut, 24 vite më parë, na rikujton Gjenocidin e regjimit fashist të Serbisë në Kosovë. Masakra e Reçakut na rikujton sa shumë bëri kjo shoqëri për liri”, ka shkruar Smaljaj.
E në 24-vjetorin e kësaj masakre që tronditi të gjithë janë planifikuar homazhe nga krerët më të lartë institucional të vendit në Reçak.