Smajl Latifi thotë se Qeveria nuk e mbështeti Rahovecin në projektligjin e buxhetit - NACIONALE

Smajl Latifi thotë se Qeveria nuk e mbështeti Rahovecin në projektligjin e buxhetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se komuna që drejton ai nuk ka marrur mbështetje nga Qeveria e Kosovës sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023.

Ai tha në T7 se përveç që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret, janë larguar edhe disa projekte që financohen nga Qeveria.

“Ne kemi shumë pak mbështetje financiare sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2023. Ne kemi edhe largim nga kodet që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si bie fjala trajtimi dhe rregullimi i shtratit të përroit Hoqë e Madhe, Bresoc, Hoqë e Vogël, Nagavc deri në Krushë. Ka qenë projekt që është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nuk e di pse e kanë larguar këtë projejkt”, ka kryetari i Rahovecit.

Latifi ka përmendur edhe një qerdhe në qytet si dhe një shkollë në një fshat në Pastasel të Rahovecit, duke shtuar se i kanë kryer të gjitha obligimet me kohë dhe se ka pasur edhe takime me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe atë të Infrasrukturës, Liburn Aliu.

“Kemi pas takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, por edhe Liburn Aliu. Ne e kemi arsyetu mjaftueshëm, mandje edhe takime fizike që i kemi pasur me ministrat e linjës”, ka thënë ai.

Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria e Kosovës i ka favorizuar komunat që drejtohen nga VV-ja.

Lajme të ngjashme