Skuteri i një shtetasi të huaj vidhet në oborrin e QKUK-së
Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se skuteri i tij është vjedhur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar policinë se në oborrin e QKUK-së i është vjedhur skuteri. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.