Skuqet harta e ShBA-së, Partia Republikane po e merr kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve - NACIONALE

Skuqet harta e ShBA-së, Partia Republikane po e merr kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Harta e Shteteve të Bashkuara, kur bëhet fjalë për rezultatet preliminare për Dhomën e Përfaqësuesve, po mbizotërohet nga një ngjyrë, ngjyra e kuqe, simbol i Partisë Republikane.

Sipas rezultateve preliminare, kur votat ende janë duke u numëruar, kandidatët e Partisë Republikane janë në epërsi në shumicën e shteteve, sa i përket sigurimit të ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultatet aktuale janë të ngjashme me parashikimin e televizionit CNN. Sipas këtyre rezultateve, kandidatët e Partisë Republikane janë duke prirë në shtetet veriore, qendrore e jugore, ndërsa kandidatët e Partisë Demokratike të Bidenit janë në epërsi në disa shtete lindore, perëndimore dhe në Alaska.

Sidoqoftë, rezultatet mes kandidatëve, në përgjithësi, janë goxha të ngushta dhe rezultati mund të ndryshojë pas numërimit të të gjitha votave. Në shumë shtete, epërsia e njërit kandidat ndaj tjetrit është vetëm rreth 2 – 3 për qind.

Lajme të ngjashme