Skenderaj sot shënon Ditën e Çlirimit, zbulohet skulptura e Leotrim Ahmetit - NACIONALE

Skenderaj sot shënon Ditën e Çlirimit, zbulohet skulptura e Leotrim Ahmetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Skenderajt sot shënon Ditën e Çlirimit. Për nder të kësaj dite, komuna do të organizojë disa aktivitete.

Kuvendi Komunal i Skenderajt do të mbaj seancë solemne në nder të kësaj dite.

Ndërsa nga ora 12:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e komunës në shtëpinë e kulturës.

Kurse, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar se sot do të përurohet skulptura e Leotrim Ahmetit.

“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

18 Qershori edhe për disa komuna tjera shënon ditën e çlirimit.

Lajme të ngjashme