Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari - NACIONALE

Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një qytetar në Skenderaj ka dorëzuar një shumë parash që i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi”, në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së së hënës, kur personi është paraqitur në Stacionin Policor të Skenderajt dhe ka dorëzuar shumën e parave që kishte gjetur në rrugë, pa tentuar ta mbajë për vete.

Njoftimi:

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë të njëjtat i dorëzon në polici

Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën "Fazli Jakupi" në Skenderaj.

Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

Lajme të ngjashme