“Skenari serb Titaniku”: Pas luftës hibride, Ramabaja e “zbulon” edhe një skendar tjetër të Serbisë
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka “zbuluar” një skenar të ri serb, që ai e ka quajtur “Titaniku”.
Njeriu që njihet për përdorimin e shpesht të togfjalëshit “luftë hibride”, Ramabaj ka shkruar se ruajtja e status quo-së mes Kosovës dhe Serbisë është pothuajse e pamundshme.
“Rrjedhimisht Serbia do të vazhdojë të zhvendoset tutje dhe ngulitet thellë në batakun e autokratizmit, pra në terrenin politik që i shkon për shtati klerofashizmit serb, që për rrjedhojë nënkupton destabilizim të mëtejshëm të marrëdhënieve fqinjësore, para së gjithash me Kosovën. Ky skenar ka një emër ogurzi: Titaniku!
Atë duhet dhe mund ta parandaloj vetëm veprimi i përgjegjshëm dhe i ashpër i Perednimit.” – shkroi ai.