Skandalizon profesori, lë të kuptohet se ShBA-ja ka pushtuar Kosovën - NACIONALE

Skandalizon profesori, lë të kuptohet se ShBA-ja ka pushtuar Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person me emrin Ridvan Peshkopia, i cili thotë se është professor në UBT, ka bërë një shkrim skandaloz përmes së cilit lë të kuptojë se ShBA-ja ka pushtuar Kosovën.

Peshkopia përmes një shkrimi të tij në Facebook, ka thënë se “Liria ka emër, por edhe pushtimi ka emër”.

“Liria ka emër por edhe pushtimi ka emër. Pa i vendosur emrin pushtimit, nuk ia vendos dot emrin lirisë. Pushtimi e ka emrin Serbi dhe ShBA, njera pas tjetrës dhe, ndonjëherë, edhe njëkohësisht.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, një ditë para fillimit të gjyqit në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në kryeqytetin Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për t'i kujtuar botës se UÇK-ja luftoi për liri dhe drejtësi në Kosovë.

Ata mbajtën pankarta me shkrimin "Liria ka emër", "Historia nuk mund të rishkruhet", "Drejtësi, jo politikë", duke kërkuar që procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Kjo protestë u vlerësua si një nga organizimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës, megjithëse nuk dihet numri i saktë i pjesëmarrësve.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së i cili fillon më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë u cilësua nga qytetarët si i “padrejtë” të cilët bën thirrje që ish-krerët e UÇK-së të lirohen sa më parë.

Lajme të ngjashme