S’ka të ndalur Shemi as pas arrestimit: Keni me m’pa në Sunny Hill në Tiranë
Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”, po insiston se do të këndojë në "Sunny Hill", këtë herë, në festivalin që mbahet në Tiranë.
“Shemi” për Kanal 10 se ka thënë se do të shkojë në Shqipëri për të përformuar dhe se situata do të jetë në favor të tij.
“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.
Ndryshe, këngëtari u arrestua të shtunën, pasi që kishte hipur pa autorizim në binën e festivalit “Sunny Hill”. Ai po tentonte vazhdimisht që të këndojë një këngë, kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari.
