“S’ka logjikë”: Këshilltari i Kurtit i kërkon BE-së “mos ta kushtëzojë Kosovën” - NACIONALE

“S’ka logjikë”: Këshilltari i Kurtit i kërkon BE-së “mos ta kushtëzojë Kosovën”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet ta kushtëzojë Kosovën.

Në një intervistë për “A2CNN”, një prej pyetjeve që iu shtrua ishte kjo:

“Nga BE kanë thënë se kërkesa e zotit Kurti për të dalë rezultatet e dialogut nga procesi i integrimit është e palogjikshme në vetëve. Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka thënë që nuk duam që t’i sillni problemet e fqinjësisë në BE. Si i përgjigjeni kësaj?”

Zylfaj ka thënë se për Serbinë është hapur kapitulli 35 dhe se njohja e Kosovës, është vendosur në fund.

Kështu, tutje ai ka shtuar se BE-ja duhet ta gjejë mënyrën se si të sigurojë njohjen e Serbisë, por jo ta kushtëzojë Kosovën.

“Për shkak se nuk e ka me urgjencë normalizimin Serbia, po na vonon dhe ne shumë. Kemi një fqinj problematik që nuk dëshiron marrëdhënie normale, se nuk do të na njohë. Bashkimi Europian duhet ta gjejë mënyrën sesi pa e penguar avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, ta sigurojë edhe njohjen e Serbisë, por jo ta kushtëzojë Kosovën sepse nuk ka logjikë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme