S'ka 'like' nga Dejona Mihali për shkrimin e vet te Adriana Matoshi, tash e tri orë - NACIONALE

S'ka 'like' nga Dejona Mihali për shkrimin e vet te Adriana Matoshi, tash e tri orë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Autenticiteti dhe liria janë boshti e etikës bashkëkohore, por Adriana Matoshit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, aq i bëri pasi u zu nga kamera e Nacionales duke marrë instruksione se çka të shkruajë e flet nga “Komisarja” e pushtetetshme e LVV-së, Dejona Mihali.

Madje ajo edhe – pasi u bë senzacion medial, kur u pa në akt se është në fakt Dejona Mihali ajo që ua dikton, kumton dhe organizon të folurin dhe sjelljen deputetëve të LVV-së – e postoi vetë shkrimin që Mihali e kishte shkruar në emër të saj kundër analistit Ilir Mirena. "Qe se ju kish mbetë pikë", shkroi ajo.

Çka vërehet është që gjer më tash është se Dejona Mihali nuk ia/e ka bërë “like” statusin e vet të shkruar për Matoshit; ndonëse zyrtarë tjerë të VV-së, si p.sh Alim Rama, veçse i kanë bërë like/laugh.

Lajme të ngjashme