Iu shmangën kontrollit policor, arrestohen tre persona
Tre të dyshuar janë kapur nga policia në Prishtinë pasi iu shmangën kontrollit policor të automjetit të tyre.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar. Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale” ka thënë Ahmeti.