Sjellja e Deharit të VV-së në Kuvend, Krasniqi: Ky njeri do të mbahet mend si armik i parlamentarizmit - NACIONALE

Sjellja e Deharit të VV-së në Kuvend, Krasniqi: Ky njeri do të mbahet mend si armik i parlamentarizmit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar sjelljen e deputetit të VV-së, Avni Dehari, si kryesues i seancës konstituive.

Ai ka bërë me dije se me ndërprerjen e fjalës që po ua bën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, deputeti i VV-së do të mbahet mend si armik i parlamentarizmit në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka folur edhe për armët që Deharit ia kanë zënë në shtëpi para disa viteve.

“Tue e pa si sillet ky Avni Dehari, shyqyr qe para disa vitesh ia paten marre arsenalin e armeve pa leje qe posedonte, se tybe rrezik se do t'i sulmonte deputetet qe po dalin ne foltore. Ky njeri do te mbahet mend si armik i parlamentarizmit dhe demokracisë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme