Situatë e rënduar nga vërshimet edhe në Podujevë, Bulliqi njofton për gjendjen aktuale
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se edhe në komunën që ai drejton ka pasur situatë të vështirë me vërshime.
Bulliqi ka njoftuar se gjendje më e rëndë është në Dobërdol, Peran, Metehi, Pakashticë e Murgull.
POSTIMI:
Me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kemi vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet si fshatin Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, në të cilat është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.
Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës.
Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet.
Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë.