"Situatë e mjerueshme, fat që zgjedhjet janë afër": Tahiri i përgjigjet deklaratave të Konjufcës për Asociacionin - NACIONALE

"Situatë e mjerueshme, fat që zgjedhjet janë afër": Tahiri i përgjigjet deklaratave të Konjufcës për Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se vendi me qeverisjen e Vetëvendosjes, është në gjendje të mjerueshme.

Sipas tij, i vetmi fat për Kosovën është që zgjedhjet janë afër.

”Këta janë joseriozë. Kjo është situatë e mjerueshme. Veç një fat e kemi, se jemi në prag të zgjedhjeve. Këto janë qëndrime tash në prag të zgjedhjeve, elektorale të tyre. Dhe nuk i sjellin asnjë benefit as Lëvizjes Vetëvendosje por as Qeverisë së Kosovës. Kjo është Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë asnjë përcaktim fatkeqësisht. Nuk shihet interesi i qytetarëve”.

Lajme të ngjashme