Situata në veri, Vuçiq anulon vizitën në Egjipt
Sipas mediave serbe, presidenti Aleksander Vuçiq, ka anuluar vizitën në Egjipt shkaku u situatës së fundit në veri të Kosovës.
Duke iu referuar njoftimit të presidencës serbe, “Tanjug” ka raportuar se Vuçiqi i ka kërkuar falje presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, për anulimin e pjesëmarrjes së tij në takimin COP 27, i cili është paraparë të mbahet në Sharm el-Sheikh më fillim të javës se ardhme.
Shefi i shtetit serb sot pritet të takohet në Beograd me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Ende nuk dihet se cila do të jenë temat e takimit, i cili pritet të mbahet në 18:30.
Pas suspendimit të drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, Lista Serbe ka paralajmëruar mundësinë e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.