Situata në veri, KQZ-ja do të mbajë mbledhje në orën 18:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se është në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve, të cilët gjatë ditës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën Nacionale se këta zyrtarë nuk kanë mundur ta ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare.
Për këtë çështje, ky komision do të mbajë mbledhje në orën 18:00.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, është thënë Elezi.