Situata në Kuvend, deputetja e LDK-së: Pamje e keqe
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” situatën e krijuar në Kuvend, duke deklaruar se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës i takon subjektit më të madh politik në vend.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që t’i shohin pamjet nga Kuvendi dhe të vlerësojnë vetë përgjegjësinë për zhvillimet e fundit.
“I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”.