Zhvillimet me dinarin dhe zyret paralele serbe në Kosovë, Vuçiq kërkon mbështetje te Kina
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka shkruar presidentit kinez, Xi Jinping për ta “informuar” në lidhje me zhvillimet në rajonet e banuara me shumicë serbe në Kosovë; për çka edhe ka njoftuar ditëve të fundit se do t'ju drejtohet për mbështetjen e Kinës dhe Federatës Ruse për të thirrur një "seancë emergjente" të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas mediumit serb“N1”, letra e Vuçiqit drejtuar presidentit kinez është përcejllur përmes ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming.
“Një takim i mrekullueshëm me ambasadorin e Serbisë, Li Ming. Ia tregova një letër që do t’ia dërgoj presidentit Xi për situatën në Kosovë.” – citohet të ketë thënë ai.
Ai citohet të ketë thënë se e ka falenderuar ambasadorin për reagimin “e fortë” të Kinës pas “veprimeve të papërgjegjshme” të Kosovës; kjo referuar rregullores së re të BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit si dhe mbylljen e disa prej zyreve paralale serbe që funksionojnë në Kosovë.