Situata me Covidin: Pesë raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: Pesë raste aktive në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë ne vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 26 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur ndërsa është shëruar një person.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.946 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 9 persona, njofton MSh.

Lajme të ngjashme