Situata me Covidin: Nëntë raste aktive në vend
Në Kosovë vazhdon të jetë aktiv virusi Covid-19. Anise muajve të fundit, shifrat ditore të paraqitura me raste pozitive me këtë virus kanë rënë dukshëm, shkruan Nacionale.
Por, në vend vazhdojnë që të jenë nëntë persona aktiv me këtë virus.
Megjithëkëtë, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë humbje jete nga ky virus dhe asnjë rast i ri.
Është shëruar edhe një person, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 984.
Ajo çka vërehet në raportet ditore të IKSHPK-së, është numri I ulët I atyre që vendosin që të vaksionohen me njërën nga vaksinat anti-covid.