Situata me Covidin: Gjashtë raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: Gjashtë raste aktive në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Anise numri i rasteve të paraqitura ka rënë ndjeshëm muajve të fundit. Si rrjedhojë, në vend vazhdonë të mbesin edhe gjashtë persona aktiv me këtë sëmundje.

Megjithëkëtë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri me COVID-19.

Kujtojmë se që nga fillimi I procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.875 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë janë vaksinuar 824.933 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.383 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,876 persona deri më tani.

Lajme të ngjashme