Situata me Covidin: 229 raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: 229 raste aktive në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi.

Si rrjedhojë në vend vazhdon të ketë raste aktive por edhe raste të paraqitura në baza ditore.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 229.

Gjatë 24-orëshit të kaluar nga testimi i 211 mostrave, 34 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Dje nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Lajme të ngjashme