Situata me Covidin: 21 raste aktive në Kosovë
Në Kosovë kanë nisur që të bien ndjeshëm shifrat sa i përket rasteve të reja me Covid-19. Kjo konfirmoheht edhe përmes raporteve ditore që publikohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e nga Ministria e Shëndetësisë.
Si rrjedhojë në vend vazhdojnë të mbesin 21 persona aktiv me këtë virus.
E gjatë 24 orëve të kaluara, një person ka humbur betejën me këtë virus, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.
Janë shëruar edhe katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 903.