Situata me Covidin: 21 raste aktive në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 21 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSh-ja njofton se në 24 orët e fundit janë paraqitur pesë raste të reja me koronavirus, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.200 persona.
Ministria njofton se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 10 persona, ndërsa nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1.836.353 doza të vaksinës.
