Sindikata përshkallëzon veprimet – protestë me 21 shtator - NACIONALE

Sindikata përshkallëzon veprimet – protestë me 21 shtator

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e QKUK-së, ka vendosur që kërkesat e anëtarësisë së tyre t’i adresojnë, përmes protestës.

Në një komunikatë për shtyp kjo sindikatë, ka kërkuar rritje të pagave, si dhe investime në shëndetësi.

Protesta do të mbahet me 21 shtator, në orën 10 e 30 minuta, para Qendrës Emergjente.

Në mbldhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me dt 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me dt 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat : -Rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave-Rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. -Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023.

Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”,

Lajme të ngjashme