Sindikata e Pavarur e RTK-së: Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat
Sindikata e Pavarur e RTK-së përmes një komunikate ka thënë se e mirëpresin dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit general të RTK-së.
Sipas kësaj sindikate, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat. Sindikata ka përmendur raste specifke kur RTK ështe gjobitur, siç thonë ata për faj të Ahmetxhekajt.
E plotë:
SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË Sindikata e Pavarur e RTK-së mirëpret dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.
Përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, z.Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat. Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore.
Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro. Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës.
Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik. Ka dështuar ta rregulloj cështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK. Ajo cka është më e rëndësishmja, ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së. Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim.