Sindikata e Minatorëve thotë se pagat dolën vetëm për disa kategori - NACIONALE

Sindikata e Minatorëve thotë se pagat dolën vetëm për disa kategori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës me anë të një komunikate për medie, kanë bërë të ditur se tashmë dy javë kanë kaluar nga kur s’u bë ekzekutimi i pagave. Të paktën jo i plotë.

Sipas komunikatës, vetëm për disa kategori kanë dalur pagat.

E plotë:

Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyr selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundëligjshme dhe të papërgjegjshëm.

Ne kërkojm ekzekutimin e pagave menjëher, për të gjithë minatorët( të gjithë të punsuarit nëTrepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi.

Kërkojm ekzekutimin e pagave menjeher.

Lajme të ngjashme