Sindikata e Arsimit në Podujevë kundër komunës, thotë se greva vazhdon
Përkundër se Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka thënë se të hënën fillon procesi mësimor në këtë komunë, të kundërtën e thonë Sindikata e Arsimit në këtë komunë.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se greva në këtë komunë do të vazhdojë, duke kundërshtuar kështu njoftimin e mëparshëm të DKA-së se mësimi fillon nesër.
“Në Podujevë greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet. Për çdo risi, do të informoheni me kohë”, ka shkruar Halimi në facebook.