Sindikalisti Sefaj thotë se u ofendua nga një qytetar: Më tha “mirëmengjesi deputet”
Ali Sefaj, kryesindikalist i administratës qëndrore të Qeverisë së Kosovës, ka bërë një status që në mëngjes. Më saktësisht, ai e publikoi një fotografi në ora 8:05 të mëngjesit, duke bërë një mbishkrim interesant.
Sefaj shkroi se është ofenduar nga një qytetar. Në fakt, Sefaj u “hatërua” nga ato që ia tha qytetari, pasi ai i tha “mirëmëngjesi deputet”. Duket se Sefaj nuk shumë dëshirë të jetë deputet dhe as pikëpamje pozitive për deputetët aktual të Kuvendit, pasi një shprehje e tillë s’do të duhej të ishte ofendim në parim.
“Sot rruges për punë me ofendoi një qytetar. Me tha mirëmengjesi deputet. Ia pashë sherrin kravatës!” – shkroi Sefaj.